Mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Itali gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar të infektuar me Covid 2 557 raste të reja nga 220 939 testime të kryera.

Ndërkaq bëhet me dije se kanë humbur jetën 73 persona duke e çuar në 126 415 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid në Itali.

Sipas autoriteteve janë shtruar në spital 836 persona të infektuar me Covid, ndërsa betejën me Covid në 24 orët e fundit e kanë fituar 7 853 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali është 4,227,719, ndërsa betejën me këtë sëmundje deri tani e kanë fituar 3,901,112 pacientë.


Shtuar 4.06.2021 18:12