Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Anderson, rrezikon deri në 10 vite burg.
Braziliani akuzohet për përvetësim të 5 milionë dollarëve nëpërmjet mashtrimit kompjuterik.
Ai akuzohet për krime kibernetike dhe për mashtrim me anë të kriptomonedhave, ku dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash.
Grupi është zbuluar në vitin 2020, kur policia braziliane ka kontrolluar shtëpinë e ish-futbollistit 33-vjeçar duke i konfiskuar kompjuterin. Në vijim të operacionit janë arrestuar 8 persona dhe pritet që edhe Anderson të përfundojë në pranga.
Pas një karriere të suksesshme në radhët e Mançester Junajtid ku u aktivizua për 8 sezone në vitet 2007-2015, Anderson së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës turke të Adana Demirsporit. Tani ish-ylli brazilian duhet të japë llogari para drejtësisë dhe të justifikojë akuzat e ngritura ndaj tij./albeu.com