Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar se do të udhëtojë në Teksas gjatë ditëve në vijim për t’u takuar me familjet e 19 fëmijëve dhe dy të rriturve që u vranë nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, sipas mediave të huaja.
Biden ka shtuar se për të është e arsyeshme që të ndodhet pranë familjeve në këto momente.
“Ne jemi shumë të pikëlluar dhe shpresojmë t’i japim pak ngushëllim për këtë tronditje të madhe. Unë mendoj se ne të gjithë duhet të jemi për ta, të gjithë,” tha Biden.
Ngjarja tragjike e 24 majit është masakra më e keqe në një shkollë në pothuajse një dekadë. Më 14 dhjetor 2012, një 20-vjeçar me pushkë vrau 20 fëmijë dhe gjashtë mësues në shkollën fillore Sandy Hook në Neëtoën, CT.