Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi fuqitë perëndimore se Rusia nuk ka shenja dobësie Rusisë, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet, megjithëse ai tha se situata aktuale nuk e kërkon këtë.
Në një intervistë në televizionin kombëtar francez TF1 dhe France 2, Macron u pyet për deklaratat e tij për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, që shkaktuan reagime nga liderët e tjerë evropian , të cilët theksuan se nuk kishin plane për ta bërë këtë.
“Ne nuk jemi të sigurt nëse se do ta bëjmë këtë. Nuk jemi në atë situatë për momentin, por nuk po e përjashtojmë këtë opsion”, tha Macron.
Macron tha se “nëse Rusia do të fitonte ne nuk do të kishim më asnjë siguri në Evropë. Besueshmëria e Evropës do të zvogëlohej në zero”.
Macron e përshkroi luftën Rusi-Ukrainë si “ekzistente” për Francën dhe Evropën.
“Nëse lufta do të përhapej në Evropë, do të ishte zgjedhja dhe përgjegjësia e vetme e Rusisë. Por që ne sot të vendosim të jemi të dobët, të vendosim sot se nuk do të përgjigjemi, tashmë është e mundur. Dhe unë nuk e dua këtë”, tha ai.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian komentoi deklaratat e Macron duke thënë se Italia nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë, pasi nëkëtë moment duhet paqe dhe jo luftë me Rusinë.
“E përjashtoj dërgimin e trupave sepse duam paqe, nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë. Si Itali ne nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa në Ukrainë. Ne ndihmojmë Ukrainën të mbrojë pavarësinë e saj. Është ndryshe nga dërgimi i trupave italiane për të luftuar kundër rusëve”, shpjegoi Tajani.