Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli: Irani vazhdon të sulmojë civilët tanë, ne do të intensifikojmë operacionet kundër tij

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen. Sipas tij Irani po vijon të sulmojë civilët izraelitë, pavarësisht paralajmërimeve të bërë ndaj tij.

Mediat shkruajnë se Katz u shpreh se sulmet do të zgjerohen në objektiva dhe sektorë shtesë, të cilat ndihmojnë regjimin në prodhimin dhe përdorimin e armëve kundër civilëve izraelitë.

Të lidhura

None found

“Kryeministri dhe unë paralajmëruam regjimin terrorist iranian të ndalojë sulmet me raketa kundër popullsisë civile në Izrael. Pavarësisht paralajmërimeve, sulmet vazhdojnë dhe, për këtë arsye, sulmet e IDF-së ndaj Iranit do të intensifikohen dhe do të zgjerohen në objektiva dhe sektorë shtesë që ndihmojnë regjimin në prodhimin dhe përdorimin e armëve kundër civilëve izraelitë”, tha ai gjatë një vlerësimi me zyrtarët ushtarakë.

Në fund, ai tha se iranianët do të paguajnë një çmim të rëndë dhe në rritje për këtë krim lufte.


Shtuar 27.03.2026 16:43

Tags: ,