Lideri i Hamasit: Jemi të hapur për vazhdimin e negociatave me Izraelin

Udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya tha sot në një mesazh televiziv se Hamasi mbetet i hapur për negociata për një armëpushim në Gaza, në prag të Ramazanit, i cili fillon në shumë vende myslimane.

“Unë deklaroj qartë se okupimi izraelit mban përgjegjësi për mos arritjen e një marrëveshjeje, por deklaroj se ne jemi të hapur për vazhdimin e negociatave, në çfarëdo forme që ato marrin”, tha Haniya në një mesazh televiziv.

Gjithashu lideri i Hamasit thotë se pushtimi izraelit mban përgjegjësi për dështimin e arritjes së marrëveshjes. Ndërkohë, Egjipti vijon bisedimet për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.


Shtuar 10.03.2024 21:20