Kryenin stërvitje në lartësi, humbin jetën tre oficerë në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Val Masiono, në provincën e Sondrios në Itali.

Tre oficerë kanë humbur jetën ndërsa po kryenin stërvitje në lartësi.

Oficerët kanë rënë në greminë ndërsa apo bënin ngjitje me litar në lartësi. Ata janë të moshës 32, 25 dhe 22 vjeç.

“Ata po kryenin një stërvitje me dy ekipe. Gjatë ngjitjes, një nga ekipet është rrëzuar. Njëri i përkiste Shkollës Alpine të stacionit Guardia di Finanza (Sagf) në Sondrio, ndërsa dy asaj të Madesino. Në vend, përveç karabinierëve, edhe magjistrati në detyrë i Prokurorisë së Sondrio, Piero Basilone. Të pranishëm kanë qenë edhe ekipet e shpëtimit që kanë marrë kërkesën për ndihmë rreth orës 13:00 dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave”, bëjnë me dije autoritetet italiane.


Shtuar 29.05.2024 17:42