Kriza politike në Serbi, Vuçiç: Mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Këtë fakt e ka paralajmëruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

“Sa i përket krizës qeveritare, korniza kushtetuese është e qartë. Supozoj se javën e ardhshme ose kur të caktohet seanca e Kuvendit të Serbisë, do të konfirmohet dorëheqja e kryeministrit. Nga ai moment kemi 30 ditë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe në përputhje me faktin se kush mund të sigurojë shumicën në Parlament.

Ne do të përpiqemi të sigurojmë një shumicë, nëse nuk është e mundur, do të shkojmë edhe në zgjedhje të parakohshme”, theksoi Vuçiç.


Shtuar 31.01.2025 20:54