Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur në favor të negociatave përmes diplomacisë për ti dhënë fund tensioneve në Ukrainë, shkruan BBC
Gjithashtu Moska e ka cilësuar gatishmërinë e presidentit amerikan Biden për të biseduar si një shenjë pozitive. Putin e ka mikrpritur thirrjen e Biden drejtuar popullit rus se ata nuk janë armiku dhe se ai nuk beson se populli rus nuk dëshiron një luftë të përgjakshme me Ukrainën.
Megjithatë, Kremlini tha se do ti kërkonte popullit ukrainas të ndalonin luftën mes njëri-tjetrit. Kjo i referohet luftimeve të vazhdueshme në Ukrainën lindore ku rebelët e mbështetur nga Rusia janë përplasur me forcat ukrainase.