Kreta “lëkundet” nga tërmeti, kaq ishte magnituda

Ishulli i Kretës në Greqi është tronditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Mediat helene raportojnë se si pasojë e tërmetit janë dëmtuar disa ndërtesa të vjetra. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima dhe të lënduar.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në Iraklio, 22 kilometra në juglindje të ishullit, me një thellësi prej 4.5 kilometrash.

Sipas raportimeve paraprake tërmeti shkatërroi dritaret dhe shkaktoi çarje në muret e shtëpive në zonën e Arkalohori.

Sizmologët theksojnë se lëkundjet nuk janë shqetësuese.


Shtuar 24.07.2021 20:02