Këpucë me shkëlqim për një copë bukë

Gjithnjë e më shumë fëmijë duhet të punojnë për të ndihmuar familjet e tyre, në mes të një kolapsi ekonomik në Afganistan.

Edhe para pushtimit të talebanëve, qindra mijëra fëmijë afganë u detyruan të siguronin jetesën për shkak të varfërisë së përhapur.

Megjithatë, që kur grupi erdhi në pushtet, financimi ndërkombëtar është ndërprerë kryesisht. Janë vendosur edhe sanksione dhe për pasojë papunësia po rritet.

BBC raporton se femijë lëvizin nëpër rrugët e Kabul për të pastruar apo lyer këpucë në këmbim të një cope buke. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 14:10