Kaos në Francë: Bllokohet hyrja në një nga rafineritë më të mëdha për shkak të çmimeve të larta të karburantit dhe energjisë elektrike (VIDEO)

Hyrja e një prej rafinerive më të mëdha në Francë është bllokuar nga rreth 100 fermerë dhe shoferë.

Rafineria e Fejzinit, e cila është rafineria e gjashtë më e madhe në Francë dhe ndodhet pranë Lionit.

Fermerët dhe shoferët që bllokuan rafinerinë kërkojnë që autoritetet franceze të ndalojnë rritjen e shpejtë të çmimeve të materialeve bujqësore për prodhim, shkruan albeu.com.

Franca po përballet me protesta të fermerëve për shkak të çmimit të lartë të derivateve, energjisë elektrike, si dhe kolapsit të fuqisë blerëse të shtresës së mesme.

Kujtojmë, presidenti francez Emanuel Macron njoftoi një mungesë ushqimi në një vit e gjysmë të ardhshëm. Macron deklaroi se pasojat e luftës në Ukrainë do të çojnë në mungesën e bukës në pjesë të caktuara të botës.

“Ne do të kemi një krizë serioze në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm me mungesa ushqimore në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Macron. /albeu.com/