Kaos në aeroportin “Palma de Mallorca” të Spanjës/ Shiu përmbyt pistën e avionit, pasagjerët në panik

Spanja është përfshirë ditët e fundit nga reshje shiu dhe stuhi të forta, duke shkaktuar probleme dhe kaos në disa zona të vendit. Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga aeroporti “Palma de Mallorca” ku si pasojë e reshjeve të dendura pistat e aeroportit janë mbuluar nga uji duke e bërë të rrezikshme uljen e avionëve.

Situata kaotike ka shkaktuar panik tek pasagjerët të cilët siç shihet mundojnë të gjejnë një rrugëdalje. Një video tjetër tregon momentin kur pasagjerët brenda terminalit përpiqen të shmangin ujin që rridhte nga tavani.

Në faqen zyrtare në internet të aeroportit thuhet: “Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”.

Mediat lokale raportuan se autoritetet e emergjencës kishin regjistruar mbi 320 incidente në lidhje me motin që nga nata e së hënës.

 


Shtuar 12.06.2024 15:00

Tags: ,