Romelu Lukaku ka folur me attribute të mëdha për veten ku nuk ka ngurruar të tregojë se misioni I tij është të dominojë në Europë.
Ai është shprehur se Italia e ka ndihmuar në fillimet e karrierës së vet, që të arrinte deri aty ku është sot, por sipas tij, qëllimet janë shumë më të mëdha.
Kujtojmë se Lukaku është blerja më e re e Çelsit. Sulmuesi belg u transferua në Londër për shifrën rekord të 115 milionë eurove duke u bërë një ndër blerjet më të shtrenjta të klubit londinez.
Ditën e sotme, Lukaku foli për kanalin e klubit duke u shprehur:
NDRYSHIMI I LUKAKUT– “Krahasuar me 18 -vjeçarin Lukaku thjesht ndihem më i kompletuar. Unë jam përpjekur të zotëroj të gjitha aspektet që i duhen një sulmuesi dhe thjesht dua të vazhdoj të përmirësohem në detajet e vogla dhe në cilat janë pikat e mia të forta. Unë dua të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë dhe të jem në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të mi të skuadrës. Unë dua të sigurohem që ata të ndihen rehat dhe të mbështeten tek unë në çdo situatë.”
LIDER -“Unë jam një udhëheqës, sigurohem që të gjithë ndihen rehat. Kjo është mënyra ime për të qenë udhëheqës. Tek Interi dhe si kapiten i ekipit kombëtar u sigurova që të gjithë të kishin besim dhe të dinin se çfarë të bënin. Kur ka një kohë të vështirë në lojë, shokët e mi të skuadrës mund të mbështeten tek unë dhe unë gjithmonë do t’i inkurajoj ata, kurrë nuk i bërtas shokëve të mi”.
ROLI – “Do të varet nga stili i lojës dhe nga ajo që trajneri dëshiron që unë të bëj. Nëse ai dëshiron që unë të jem një pikë referimi ose që unë të sulmoj hapësirat prapa mbrojtësve, unë mund ta bëj. Dy vitet në Itali më kanë ndihmuar të zotëroj të gjitha hollësitë e lojës së një sulmuesi dhe tani jam gati “.
NGA SERIA A NË PREMIER LIGË -“Italia është një ligë më e mirë taktikisht dhe teknikisht, por këtu në Angli ka të bëjë me intensitetin. Kjo është ajo që bën dallimin, por për mua nuk është problem sepse kam qenë këtu 8 vjet dhe e di se për çfarë bëhet fjalë. jo se jam një lojtar i ri që vjen dhe nuk jam i sigurt se çfarë të pres. Unë e njoh ligën, kam shënuar shumë gola këtu, tani le të shohim përpara. Unë jam një version i ri i atij lojtari që isha më parë. Unë kam evoluar dhe ekipi ku jam”.
RIKTHIMI – “Nuk po flas për ambiciet e mia personale, por ato të klubit. Kjo është arsyeja pse jam kthyer. Çelsi dëshiron të vazhdojë të fitojë, të vazhdojë të rritet si klub dhe të dominojë vërtet në Angli dhe Evropë. Kjo është diçka që unë doja dhe tani jam këtu, kështu që më takon mua ta ndihmoj ekipin të arrijë qëllimin e tyre”./albeu.com/