Sasha, djali 4-vjeçar i cili u zhduk në mes të marsit ndërsa ishte me gjyshen e tij në lagjen Vyshhorod, në rajonin e Kievit është gjendur i vdekur pas bombardimeve ruse.
E ëma, Anna Yahno ka bërë të ditur lajmin në Instagram.
Sot gjetëm trupin e Sashës. Falenderoj ata që më ndihmuan në kërkim, falenderoj të gjithë për lutjet dhe besimin e tyre. Sasha engjëlli ynë i vogël është në Parajsë tashmë. Sot shpirti i tij ka gjetur paqe”, ka thënë ajo.
Për disa javë pati një mobilizim të vërtetë për të kërkuar 4 vjeçarin, të cilit iu bashkuan edhe të famshëm ukrainas, shkruan La repubblica.