Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi. Sipas mediave vendase bëhet me dije se shqiptari, ka ndërruar jetë këtë të diel në zonën Spartila të ishullit të Korfuzit, teksa po punonte në një arë me ullinj.
Mësohet se kur shkopi prej hekuri që 48-vjeçari po përdorte gjatë punimeve në pemën e ullinjve preku telat e tensionit të lartë ai fatkeqësisht mori plagë fatale.
Menjëherë shqiptari u transportua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.