Pas një periudhe 500-ditore refuzimesh të vazhdueshme, Prokuroria e Posaçme, ka autorizuar më në fund takimin e avokatëve ndërkombëtarë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se, ky vendim, i marrë pak ditë më parë, vjen në një kohë kur arsyet ligjore mbi të cilat bazoheshin ndalesat e mëparshme nuk kanë pësuar asnjë ndryshim të dokumentuar.
Të lidhura
None found
Ekipi i mbrojtjes ndërkombëtare kishte kërkuar prej kohësh akses tek Veliaj me synimin për të evidentuar shkeljet e pretenduara gjatë procesit hetimor, për t’i dërguar ato si çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Përtej vendimit të papritur, mbeten ende të paqarta motivet që çuan SPAK-un në ndryshimin e kësaj qasjeje pas më shumë se një viti e gjysmë.
