Irani nuk po shqyrton dërgimin e përfaqësuesve në bisedimet e ardhshme në Katar për një armëpushim në Gaza.
Misioni i Iranit në OKB i tha AP në një deklaratë:“Ne nuk jemi angazhuar në negociatat indirekte të armëpushimit midis Hamasit dhe regjimit, të ndihmuara nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja dhe nuk kemi asnjë qëllim për përfshirje në negociata të tilla”.
Deklarata vjen ndërsa SHBA shtyn për një armëpushim me shpresën se një marrëveshje e tillë do të parandalojë Iranin dhe aleatët e tij nga nisja e sulmeve hakmarrëse kundër Izraelit pas vrasjes së shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.