Prokuroria e Francës ka kërkuar gjashtë muaj burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, i cili akuzohet për korrupsion. Sipas Reuters, prokurorët kanë vendosur të mos komentojnë kërkesën e tyre për heqjen e lirisë me 6 muaj për ish-presidentin.
Dy ditë më parë, ish-presidenti, mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm në fushatën e vitit 2012, ku ai doli humbës,. Sarkozy, pretendoi se shpenzimet e kryera nuk ishin përgjegjësi e tij dhe se ai nuk kishte lidhje me korrupsionin.
Pavarësisht dëshmisë së tij, prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor për fushatat, duke shtuar, se për të fshehur koston, ish-presidenti punësoi një agjenci që trajton çështjet e marrëdhënies me publikun.
Përveç këtyre akuzave, mbi ish-presidentin po shqyrtohen edhe akuza të tjera, pasi dyshohet se ka marrë para të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.