I kishte marrë të dyja dozat e vaksinës, infektohet me COVID-19 infermierja në Kinë

Një infermiere në Kinë e cila i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës COVID-19  brenda shkurtit është kthyer në rastin e parë që është infektuar me COVID-19 edhe pas vaksinimit.

Pacientja quhet Liu dhe punonte në departamentin e karantinës së Spitalit Xi’an që prej 4 marsit dhe ishte përgjegjëse kryesore për mbledhjen e mostrave nga njerëzit në karantinë për teste diagnostikuese, raporton Health Times.

Health Times  shkruan se Liu u infektua pasi u ekspozua aksidentalisht ndaj virusit kur ishte në zonën e karantinës së spitalit.

Zheng Guang, ish-kryedemiolog në Qendrat Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklar4uar për këtë rast se duhet kuptuar që  shkalla e mbrojtjes së vaksinës nuk është “100” dhe se njerëzit gjithsesi duhet të ruhen. /albeu.com/

Shtuar 20.03.2021 10:03