Humbi jetën në qeli, zbardhet certifikata e vdekjes së Navalnyt: Ja çfarë shkruhej në raportin mjekësor…

Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, i cili humbi jetën në burg të premten e kaluar, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes.

Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”.

“Raporti mjekësor mbi vdekjen i treguar nënës së Alexei Navalny thoshte se shkaqet e vdekjes ishin të natyrshme,” tha Kira Yarmysh.

E veja e tij kishte pohuar më herët se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor. Kremlini mohon me forcë çdo përfshirje në vdekjen e kritikut të Putinit, pavarësisht akuzave të përhapura nga opozita e brendshme dhe udhëheqësit ndërkombëtarë.


Shtuar 22.02.2024 18:45