Në ditën e 47-të të revoltës popullore, aktivistët dhe qytetarët e shumtë të grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë kanë përmbyllur fjalimet e tyre.
Pas ndërhyrjes së fundit nga foltorja, pjesëmarrësit e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë riorganizuar dhe kanë nisur një marshim masiv në rrugët kryesore të Tiranës.
Të lidhura
None found
Duke mbajtur flamuj në duar dhe duke lëshuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë, turma e qytetarëve është zhvendosur përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
