Taylor Swift dhe nëna e saj, Andrea dhuruan 50 mijë dollarë në mbështetje të një gruaje që humbi burrin nga koronavirusi. 31-vjeçarja bëri donacionin në faqen GoFundMe, krijuar nga një mik i Vicki Quarles, për t’i ardhur në ndihmë.
Kontributi bujar i këngëtares vjen menjëherë pas fitores së saj historike në “Grammy Awards”, duke u bërë e para artiste femër që fitoi tre herë çmimin “albumi më i mirë i vitit”. Taylor më parë fitoi Albumin e Vitit për “1989” në 2016, dhe për “Fearless’ përsëri në 2010.
![Bëni më të mirë: Taylor Swift dhe nëna e saj Andrea kohët e fundit dhuruan 50,000 dollarë në mbështetje të një gruaje me emrin Vicki Quarles e cila 'humbi burrin e saj [Theodis Ray Quarles] tek COVID-19' vitin e kaluar; Taylor dhe Andrea në foto në 2010](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/03/24/01/40861056-9395811-image-a-34_1616550304405.jpg)


