Hapi kamerën pa dashje, deputeti kanadez turpërohet gjatë mbledhjes

Një skandal ka plasur në Kanada, kjo pasi një deputet është shfaqur nudo në një mbledhje me Zoom të një komisioni parlamentar.

46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen. Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin:

“Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte e paqëllimshme dhe nuk do të përsëritet më” , u shpreh Amos.

Disa nga kolegët e tij përfituan për ta ngacmuar deputetin, me njërin prej tyre që tha:

 

 

“Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”.

Shtuar 15.04.2021 03:04