Sa kohë do të mbajë zi Mbretëresha pas vdekjes së princit Philip

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta para disa ditësh në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e bëri të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare.

Më pas Pallati publikoi një mesazh shumë prekës për bashkëshortin e  ndjerë të mbretëreshës, me të cilin ajo kaloi 73 vite të jetës së saj. Familja mbretërore ka ndarë në Instagram një foto, në të cilën mbretëresha shihet e ulur përkrah Princit Philip. Fotografia u shoqërua me një shprehje që Mbretëresha Elizabeth ka thënë për të ndjerin gjatë përvjetorit të tyre të martesës në vitin 1997.

“Ai ka qenë thjesht fuqia ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja e tij dhe shumë vende të tjera i detyrohemi atij një borxh shumë më të madh nga çfarë ai mund të pretendonte ndonjëherë”, ka thënë mbretëresha asokohe dhe ky mesazh është shkëputur sot për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Princit Philip.

Ka një protokoll të rreptë për atë që duhet të veshë familja mbretërore ku ndërron jetë një anëtar. Zija do të zgjasë 8 ditë që nga momenti i vdekjes së anëtarit, por Mbretëresha do të ketë një zgjatje të periudhës prej 30 ditësh.

Matthew Storey, kurator në Historic Royal Palaces  tha për “The Tepegraph” :

“Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e mbretëreshës Victoria, e cila vendosi standard për pjesën tjetër të shoqërisë për t’u ndjekur. Të vejave u kërkohej të vishnin të zeza, pastaj ngjyra pak më të hapura se e zeza, për të paktën tre vjet, derisa të ishin në gjendje të vishnin rroba me ngjyra”.

Shtuar 15.04.2021 03:04