Italia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia e fuqishme dhe breshëri sollën shkatërrim në rajonin e Lombardisë.
Mediat italiane raportojnë se në zonën e Bergamos, një tornado shkatërroi fushat me të mbjella, ndërsa shumë pemë u rrëzuan duke zënë poshtë edhe automjete.
Përveç Bergamos të prekura nga moti i keq janë edhe provincat e Brescia-s e Cremona-s.
Dëmet më të mëdha u shënuan zonën jugore të Milanos, aty ku breshëri me diametër deri në 4 centimetra dëmtoi makina të shumta, e madje shkatërroi edhe xhamat e një qendre tregtare. Shumë qytetarë u detyruan të gjejnë strehë në parkingje.