Greqia vendos raketa “vrasëse” në kufi

Greqia ka marrë një armë të re strategjike për mbrojtjen e saj, pas njoftimit të ministrisë izraelit të Mbrojtjes për shitjen e raketave antitank Spike.

Sipas marrëveshjes aktuale, raketat do të prodhohen nga kompania shtetërore Rafael dhe do të pajisin helikopterët sulmues Apache dhe Gunners të ushtrisë greke.

Ato do të vendosen në kufijtë e Evros dhe ishujve të Egjeut Lindor, me një distancë deri në 35 km dhe mundësi goditjesh precize.

Marrëveshja përfshin gjithashtu blerjen e një numri të madh raketash, duke e bërë Spike Nlos një sistem armësh kyç për mbrojtjen e ishujve dhe Evros.

Blerja e kësaj arme të re është një përforcim i fuqisë parandaluese të Forcave të Armatosura dhe ka të bëjë me angazhimin e përbashkët të Greqisë dhe Izraelit për të garantuar stabilitetin në rajon.

Marrëveshja përfshin blerjen e një numri të madh raketash që kalojnë 220 dhe mbulojnë plotësisht nevojat duke e kthyer Spike Nlos në një sistem armësh kyç për mbrojtjen e ishujve dhe Evros.

Me një distancë deri në 35 km dhe mundësinë e goditjeve precize nga brigjet e ishujve, Spike Nlos që do të vendoset në Egjeun Lindor rrit në mënyrë dramatike fuqinë parandaluese të Forcave të Armatosura.

I ngjashëm do të jetë edhe përforcimi në kufijtë tokësorë të vendit, ndërsa Spike Nlos me të cilin do të pajisen helikopterët sulmues Apache do të jetë një makth për çdo objektiv në tokë dhe në det.


Shtuar 3.10.2023 14:39