Greqia në “alarm” nga variantet e reja të COVID-19

Në Greqi  vijojnë raportimet për raste të larta të infeksioneve më Covid , ndërsa numri i viktimave mbetet shqetësues. Në 11 ditët e para të marsit, 4,585 pacientë kanë marrë kujdes shëndetësor, ndërsa 57% e pacientëve ishin banorë të Atikës.

Gjithashtu sipas autoriteteve shëndetësore, po në të njëjtët periudhë është shënuar një rritje me 29% e pacientëve të intubuar. Por shqetësimet janë të larta edhe për shkak të mutacioneve të reja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Genomike u identifikuan 371 mostra pozitive, prej të cilave 368 mostra rezultuan me mutacionin britanik ndërsa 3 raste me mutacionin e Afrikës së Jugut.

Drejtori i Laboratorit të Qendrës greke, Dimtris Thanos deklaroi se mutacionet britanike ndodhen kryesisht në Kretë me 95% të rasteve dhe Athinë me 85% të rasteve.

Me regjistrimin e varianteve të reja situata epidemiologjike është shqetësuese, ndërsa ekspertët kanë sugjeruar masa më të  rrepta për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.


Shtuar 12.03.2021 09:47