U largua nga “Përputhen”, Sindi heq dorë nga Elvisi (FOTO LAJM)

Elvisi vendosi ditën e djeshme të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” për shkak të një postimi thumbues për Antonelën që i kushtoi shtrenjtë. Në atë postim Elvisi vinte në pah një litar, që simbolizon dënimin dhe vetëvrasjen, Arjan Konomi ju kthye kundër dhe me ton të ashpër kërkoi largimin e Locos nga programi.

Elvisi i kërkoi falje publikut dhe Antonelës, që e bëri të ndihet keq. Më pas ai mori një vendim drastik duke u shprehur se nuk preferon të bëhet kurban, që të fitojë dikush tjetër.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Para se të largohej ai u përqfaua edhe me Sindin, vajzën për të cilën ishte deklaruar se do të ishte vetëm për të në emision. Ndërkohë së fundmi Sindi ka bërë një postim në rrjete sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për Elvisin. Përmes këtij postimi ajo ka treguar se zgjedhja e saj e vetme në program mbetet Murati, sepse tashmë ka hequr dorë nga Elvisi. Ajo i ka uruar këtij të fundit që së shpejti të gjejë atë që meriton.

“Ne kete foto kur e ke hedhur ke shkruajtur ne te mire dhe ne te keqe @loco.elvis Eh, jo me kot zgjodha kete foto, sepse ishte dita kur ishe i vetmi qe me dole ne krah kur te gjithe keta feminista duke filluar nga opinionisti jone i dashur mendoj se nje batute seksiste kundra nje femre ishte ok. Perpos kesaj vazhdoi ta mbeshteste kete batute edhe ne instagramin e tij si ne rastin tend. Por kur temat e tilla vijne per njerzit real dhe te drejt aty, ne sulmohemi dhe perpara nje publiku dalim arrogante dhe negative. Per te gjithe ata qe ste njohin une po them kete, qe ti je shembulli perfekt i rinise shqiptare qe edhe pse nuk mund ta kene pasur te gjithe mundesine per tu shkolluar prap mbeteni inteligjente dhe te afte te perballoni gjithcka. Dije se per mua do mbetesh nje nga, dhe mbase personi me i vecante qe kam pasur nderin te njoh ne ate reality-shoë. Askush nuk arriti te te hidhte balte mbi imazhin tend edhe pse u perpoq deshperimisht se ti ke qene dhe je me reali aty dhe i kulturuar. perpos personit me inteligjent Uroj te gjesh ate qe ti meriton!”, shkruan Sindi në një foto përkrah Elvisit.

 

Shtuar 12.03.2021 09:03