FOTO/ Pluhuri i Saharasë mbulon Athinën

Ditën e sotme pluhuri i Saharasë ka mbuluar Athinën.

Akropoli dhe shumica e kryeqyteti grek Athinë, por edhe pjesa më e madhe e territorit grek janë të mbuluara nga një re e madhe të pluhurit afrikan.

Sipas specialistëve bëhet fjalë për një përzierje rëre dhe pluhuri që vijnë nga shkretëtira e Saharës, të shtyra nga erërat e forta dhe duke udhëtuar në distanca të mëdha, duke mbuluar atmosferën në një vello ngjyrë portokalli ose të kuqërremtë.

Fenomeni në fjalë ndodh shpesh për pak ditë gjatë muajve të pranverës ose verës.


Shtuar 23.04.2024 19:27