Kompania Facebook ka marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në lidhje me ish-Presidentin amerikan Donald Trump..
Ajo ka pezulluar nga platforma për dy vite Trumpin, një vendim që është parë nga afër për sinjale se si kompania do të trajtojë udhëheqësit botërorë që shkelin rregullat në të ardhmen.
Bordi mbikëqyrës i Facebook, vendimet e të cilit janë detyrues, tha se komentet e Trump më 6 janar, në ditën e trazirave në Capitol Hill në Uashington, “krijuan një mjedis me një rrezik serioz të mundshëm të dhunës”.
“Në kohën e mesazheve të Trump, ekzistonte një rrezik i qartë dhe i menjëhershëm i dëmtimit dhe fjalët e tij të mbështetjes për ata të përfshirë në trazira legjitimuan veprimet e tyre të dhunshme,” tha bordi mbikëqyrës i Facebook.