Turqia është shprehur e gatshme dhe po vijon përgatitjet për të marrë në mbrojtje aeroportin e Kabulit në Afganistan i cili aktualisht është i rrezikuar nga Talebanët.
Lajmin e ka bërë të ditur BBC, e cila tha se presidenti Recep Tayip Erdogan ka shprehur gatishmëri për të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit.
Të lidhura
None found
Kjo sipas BBC, bëhet me qëllim që Turqia të bëhet “çelësi” për shtetet që duan të vendosin trupa diplomatike në Afganistan.
Momentalisht zyrtar të Turqisë janë në bisedime me zyrtarët e mbrojtjes amerikane për këtë çështje. Në një intervistë për një media turke, Erdogan tha se Turqia i qëndron vendimit të saj.
Kreu i shtetit turk shprehu gatishmërinë për të negociuar me talebanët për këtë çështje.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Liderët e talebanëve janë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve diplomatike me Turqinë”, tha Erdogan./albeu.com/
