Bajerni i Mynihut ka mbajtur homazhe me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit Gerd Myler.
Klubi bavarez ka vendosur të ndriçojë stadiumin “Alianz Arena” me emrin e tij mbrëmjen e djeshme, në nder të kujtimit të gjermanit më të madh të futbollit.
Ndarja nga jeta e Gerd Myler tronditi thellë zemrat e bavarezëve për të cilët ish-sulmuesi është një emblemë e skuadrës së tyre.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit duke marrë pëlqime të shumta nga tifozët bavarez dhe më gjerë./ albeu.com