Balerini i njohur rus Vladimir Shklyarov, ka ndërruar në moshën 39-vjeçare. Shklyarov vdiq pasi u rrëzua nga kati i pestë i një ndërtese të shtunën, tha një zëdhënës i Teatrit Mariinsky për gazetën Fontanka në fundjavë.
Zëdhënësja, Anna Kasatkina, tha për mediat ruse se Shklyarov kishte marrë qetësues për një dëmtim të shpinës dhe ishte planifikuar t’i nënshtrohej një operacioni në shtyllën kurrizore të hënën.
Ndërsa një hetim federal është nisur për të hetuar vdekjen e balerinit, “shkaku paraprak” është cilësuar si një aksident, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
I lindur në Shën Petersburg në 1985, Shklyarov iu bashkua Teatrit Mariinsky në 2003 dhe u bë balerini kryesor i tij, pozicioni më i lartë në një kompani baleti në 2011.
Kompania e quajti vdekjen e Shklyarov “një humbje të madhe”.
“Ngushëllimet tona për familjen e artistit, të dashurit, miqtë dhe të gjithë admiruesit e shumtë të punës dhe talentit të tij… ai e shënoi përgjithmonë emrin e tij në historinë e baletit botëror”, thuhet në njoftim.
Gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare, Shklyarov luajti në produksionet e Liqenit të Mjellmave, Romeo dhe Zhuljeta, Bukuroshja e Fjetur, Don Kishoti dhe Christopher Wheeldon’s Alice in Wonderland.
Ai interpretoi në të gjithë botën, duke përfshirë Operën Metropolitan në New York City dhe Royal Opera House në Londër.
Në vitin 2013 ai u martua me një balerinë tjetër të Teatrit Mariinsky, Maria Shirinkina, me të cilën pati dy fëmijë.
Valltarët rusë i bënë homazhe Shklyarov-it pas publikimit të lajmit, me Irina Baranovskaya që e quajti vdekjen e tij “një aksident budalla, të padurueshëm” në Telegram.
Baranovskaya tha se Shklyarov “doli në ballkon për të marrë pak ajër” dhe “humbi ekuilibrin” në “ballkonin shumë të ngushtë”.
Një kërcimtare Mariinsky, Diana Vishneva, shkroi: “Kjo tragjedi sjell vetëm lot dhe trishtim… Kjo është tragjedi për teatrin tonë, pikëllimi ynë i përbashkët, ndjenja e zbrazëtisë”.
“Ti ishe partneri i preferuar…Romeo im i bukur, Princi im trim te Hirushja”.
Teatri i Baletit Amerikan, ku Shklyarov ishte interpretues i ftuar në 2014 dhe 2015, e kujtoi atë në Instagram si “një artist të jashtëzakonshëm, hiri dhe pasioni i të cilit frymëzoi audiencën në mbarë botën”.
“U prehsh në paqe Vladimir! Drita juaj do të vazhdojë të shkëlqejë përmes bukurisë që sollët në këtë botë”, përfundon postimi.