E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood-it

Aktori i njohur, Henry Darrow i njohur për rolin e tij në filmin  “The High Chaparral”, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Këto lajme për ndarjen nga jeta të aktorit, u ndanë fillimisht në “Facebook” nga publicisti dhe miku i tij, i cili konfirmoi se artisti vdiq të dielën.

 “Sapo mësova se klienti im ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Pusho në paqe miku im. Do të na mungosh”, shkroi publicisti Michael B. Druxman.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është zbuluar deri më tani.

Kujtojmë se Darrow lindi në vitin 1933 në New York City nga prindërit Gloria dhe Enrique, të cilët drejtonin një restorant. Në adoleshencën e tij, prindërit e tij u zhvendosën familjarisht  përsëri në vendlindjen e tyre, në Porto Riko, ku Darroë u rrit dhe ndoqi kolegjin para se të nisej në Pasadena, California, në 1954, sipas “The Hollywood Reporter “.

Ai u shfaq në shfaqje të ndryshme televizive para se të luante rolin e tij në filmin The High Chaparral, i cili u transmetua në NBC nga 1967 deri më 1971. Në një intervistë të vitit 2015 për faqen e internetit të Filmit Classic të Richard Armstrong & TV Café, Darrow kujtoi momentin kur producenti i shfaqjes David Dortort e pa atë gjatë një prodhimi në skenë të Ray Bradbury .

 


Shtuar 17.03.2021 16:10