Ndeshjet e marsit, Kosova bën publike listën e lojtarëve të grumbulluar

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”, si edhe një miqësore.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar ku nuk ka surpriza.

E vetmja kritikë që i është bërë trajenerit është mos grumbullimi me kombëtaren i sulmuesit të Superligës së Kosovës, Merlind Daku i cili ka shënuar 25 gola.

Theksojmë se Astrit Selmani është ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares, mirëpo nuk ka drejt të luaj për shkak të COVID-19.

Në anën tjetër, ndeshjet e Kosovës do të luhen me 24 mars ndaj Lituanisë (miqësore), në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndërsa, dy ndeshje të tjera do të luhen më 28 mars ndaj Suedisë dhe 31 mars super sifda ndaj Spanjës./albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 15:56