Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një shqiptar, 30-vjeç, ka hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty. Shqiptari hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.
E reja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cila e ka goditur dhunshëm. Ai më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.
Më pas, i riu nga Shqipëria ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.
E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga./albeu.com