E rëndë në Bullgari, trenat përplasen me njëri-tjetrin, 2 viktima dhe 6 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar pranë Sofjes në Bullgari. Dy trena mallrash janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 6 të tjerë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja është regjistruar në periferi Kremikovtsi të kryeqytetit bullgar. Lyubomir Nikolov, kreu i departamentit të punëve të brendshme u tha gazetarëve se në bordin e dy trenave ndodheshin në total 8 persona.

Pas përplasjes, në njërin nga dy trenat ka rënë zjarr, por flakët janë shuar me shpejtësi. Sipas fakti.bg, Nikollov ka deklaruar se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut. Sipas tij, njëri tren bartte metale dhe tjetri mobilje.


Shtuar 15.01.2025 21:31

Tags: