E përplasi motori, aktorja e njohur ndërron jetë në spital

Aktorja e njohur amerikane Lisa Banes ndërroi jetë moshën 65-vjeçare pasi ishte përfshirë në një përplasje me skuter në Neë York, konfirmoi policia të martën. Banes u bë e famshme me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl” një trilerin psikologjik i David Fincher në vitin 2014.

Ajo gjithashtu u shfaq në filma si Cocktail dhe A Cure for Wellness. Aktori dhe regjisori Seth MacFarlane udhëhoqi homazhet, duke thënë se vdekja e saj ishte “një humbje e jashtëzakonshme”.

Policia e Nju Jorkut konfirmoi për BBC se Banes u godit nga një skuter, ndërsa ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor. Duke vuajtur nga një dëmtim në kokë, ajo u dërgua në spital dhe më pas vdiq të hënën.

“Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar drejt veriut,” tha policia e Neë York në një deklaratë.

“Nuk ka arrestime dhe hetimi mbetet në vazhdim.” Partnerja e Banes, Kathryn Kranhold bëri homazhe në Tëitter.

Banes lindi në Cleveland, Ohio dhe u shqua në vitet 1980 në një larmi shfaqjesh televizive dhe shfaqjeve në skenën e teatrit në Broadëay. Por ishte për rolin e saj si Marybeth Elliott, nëna e personazhit të Rosamund Pike, Amy Elliott në Gone Girl, që ajo u bë e njohur për një audiencë më të gjerë.

Filmi mori katër nominime për Globin e Artë, përfshirë aktoren më të mirë për Pike.


Shtuar 15.06.2021 21:17