Pasagjerët e fluturimit të tmerruar – Avioni u detyrua të ulej në një aeroport tjetër
Pasagjerët në një fluturim, që udhëtonte nga Shtutgarti në Heathroë në Britaninë e Madhe, u tmerruan të dielën pasdite kur avioni u godit nga rrufeja.
“Ishte tronditëse”, tha një pasagjer, emri i të cilit ishte Jeco, për gazetën The Sun, duke thënë se “ekuipazhi i BA ishte i mahnitshëm”. Një burrë, djali dhe nipi i të cilit ishin në aeroplan, e përshkroi atë si një “fluturim nga ferri”.
Një zëdhënës i kompanisë së fluturimit konfirmoi se “BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”.
Pamja tronditëse e rrufesë që godet krahun e avionit është regjistruar nga një pasagjer i fluturimit.