Rrufeja godet avionin me 50 pasagjerë gjatë fluturimit

Të paktën 50 pasagjerë kanë përjetur momente tmerri kur avioni Cyprus Airways që kryente një fluturim Larnaka-Bejrut u godit nga rrufeja.

Sipas informacioneve të Cyprus Times, gjatë fluturimit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që mbizotëronin dje në zonë, avioni është goditur nga rrufeja.

Megjithatë fluturimi nuk u pengua. Ai u ul i sigurt në aeroportin e Bejrutit, ku qëndroi gjatë natës për proceduart e nevojshme të riparimit.

Në bordin e avionit ndodheshin rreth 50 pasagjerë.


Shtuar 1.02.2024 16:41

Tags: ,