Zonat në Tiranë ku nuk do të kenë energji në këtë fashë orare

Gjatë ditës së sotme, pa energji elektrike do të mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë  e zonës së Rinasit. OSHEE njofton se nuk do të ketë energji për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Njoftimi:

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 7 korrik

Për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”, sot datë 7 korrik, gjatë intervalit kohor 10:00-13:00, do të stakohet energjia në Fiderin 143/Nst Valias.

Pa energji do te mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë  e zonës së Rinasit./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 09:55