Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë mesazhin e tij në ditën e dy vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë.
Me një postim në “X”, Kurti tha se përballë gjithë këtij agresioni, populli ukrainas ka rezistuar me sukses kundër Rusisë dhe përpjekjes së Putin për ta pushtuar Kievin.
Ai tha se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive. Gjithashtu shkruan se kërcënimi autoritar për sigurinë evropiane nuk mund të ishte më i ashpër.
“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre.
Kanë kaluar 2 vjet që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili ka rezultuar në mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë vendit, mijëra vdekje civile dhe shkatërrim shkatërrues të shtëpive, jetëve dhe mjeteve të jetesës. Kërcënimi autoritar për sigurinë evropiane nuk mund të ishte më i ashpër”, ka shkruar Kurti
https://x.com/albinkurti/status/1761409157758849276?s=20