Donald Trump merr vendimin/ Ja dy emrat kryesorë që nuk do jenë pjesë e qeverisë së tij

Që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA kundër Zëvendës Presidentes Kamala Harris, ai ka punuar pas dyerve të mbyllura të pronës së tij luksoze Mar-a-Lago në Palm Beach (Florida), për të krijuar qeverinë e tij.

Së fundmi, Trump ka treguar se kush nuk do të jetë pjesë e saj.

“Unë nuk do të ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley dhe ish-sekretarin e shtetit Mike Pompeo, për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër”, shkroi Trump në platformën e tij Sociale Truth.

“Më ka pëlqyer dhe vlerësuar shumë puna me ta deri më tani dhe do të doja t’i falenderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë. Bëje Amerikën sërish të madhe”! – vijon mesazhin Trump.

Si Haley ashtu edhe Pompeo, kishin bërë më parë komente kritike për Trump.

Në fushatën paraprake republikane, Haley ish-ambasadorja e OKB-së për SHBA, ishte kundërshtarja më e fortë e Trump dhe sfiduesja e fundit e mbetur derisa ajo u tërhoq nga gara në fillim të marsit.

Vetëm në fund të majit, ajo deklaroi se do të votonte për Trumpin në zgjedhjet presidenciale. Në janar, ajo e përshkroi Trumpin si “plotësisht të pavarur” në një intervistë me kanalin konservator të lajmeve “Fox News”.

Ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, nuk është një nga mbështetësit më të zëshëm të Trump dhe kritikoi, trajtimin e tij të dokumenteve konfidenciale (presidenti i ri dhe i vjetër kishte ruajtur dokumente konfidenciale të qeverisë në vilën e tij luksoze Mar-a-Lago).

Megjithatë, Pompeo ishte Sekretar Shteti nën Trump dhe tani konsiderohej Sekretar i Mbrojtjes.

Trump kishte deklaruar disa herë se gabimi i tij më i madh në mandatin e tij të parë në detyrë, ishte punësimi i stafit të gabuar. Por tani ai njeh “njerëzit më të mirë”.

Për Trump, “besnikëria është parakushti më i rëndësishëm për punën” në qeverinë e tij, shkruan New York Post.


Shtuar 10.11.2024 08:44