Dhoma e Deputetëve në Itali miraton marrëveshjen me Shqipërinë, GJK shtyn vendimin!

Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenim, deputetet italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i kalojë Senatit.

Ndërkohë, ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese në Tiranë, shtyu për në datën 29 janar marrjen e vendimit për kërkesën e deputetëve opozitarë lidhur me rrëzimin e marrëveshjes me Italinë.

Më 5 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të qendrave për strehimin e emigrantëve.