VIDEO / ‘Zjarr’ para Europianit, Taulant Seferi shënon golin e radhës

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bani Yas po luan në shtëpi përballë Al Shrajah. Këta të fundit po udhëheqin momentalisht 2-3.

Teksa, Seferi ishte ai që gatoi golin e dytë për të tijët. Pasi lëvizi mjaft bukur me topin duke dribluar disa kundërshtarë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ‘shtroi’ topin te Alvarez, me këtë të fundit që lëshoi një silurë.

Për 27-vjeçarin nga Kumanova ky është asistimi i 4-të me shqiptarin që ka shënuar edhe 10 gola në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Shtuar 10.05.2024 20:44