Dhjetëra të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky premton hakmarrje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua sot për hakmarrje pas sulmit me raketa ruse ku humbën jetën 29 persona dhe u dëmtua një spital për fëmijë në Kiev.

Ukraina do të kërkojë një takim në Kombet e Bashkuara për sigurinë e vendit pas sulmit rus, tha presidenti ukrainas. Sulmi rus në kryeqytetin ukrainas sot është një nga më të këqijtë në dy vitet e luftës, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Pamjet që kanë dalë në dritë pas sulmit janë tronditëse.

Gjithashtu në rrjetet sociale po qarkullon një video që besohet se tregon momentin kur raketa ruse godet spitalin në Kiev. Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 30 nga 38 raketat ruse në sulmin e sotëm vdekjeprurës.

Forcat ruse përdorën raketa lundrimi, raketa balistike ajër-ajër dhe raketa precise një sulm të kombinuar në qytetet e Ukrainës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.


Shtuar 8.07.2024 17:43