Dalin pamjet kur deputeti shtrin në rrugë një burrë: Nuk do të më kërcënosh më kurrë (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, deputeti britanik Mike Amesbury, u përfshi në një incident, ku është është përballur me një burrë, i cili nga pamjet e publikuara në rrjet shfaqet duke bërtitur teksa shprehet: “Nuk do të më kërcënosh më kurrë, apo jo”?

Deputet laburist, ka denoncuar në polici një sulm të dyshuar ndaj tij.

Mike Amesbury, u filmua duke u përballur me një burrë të shtrirë në trotuar në Frodsham, Cheshire.

Në videon e cila u shpërnda në rrjet, Amesbury u shfaq duke i bërtitur një burri: “Nuk do të më kërcënosh më kurrë, apo jo”?

Videoja nuk kapi sulmin e supozuar apo rrethanat e mëparshme.

Në një deklaratë, Amesbury tha se “u përfshiva në një incident që ndodhi pasi u ndjeva i kërcënuar në rrugë pas një mbrëmjeje me miqtë. Këtë mëngjes, unë kontaktova vetë Policinë e Cheshire për të raportuar atë që ndodhi gjatë këtij incidenti. Unë nuk do të bëj komente të mëtejshme publike, por, natyrisht, do të bashkëpunoj me çdo hetim nëse kërkohet nga Policia e Cheshire. Unë mbetem plotësisht i përkushtuar për të punuar shumë për njerëzit e Runcorn dhe Helsby, dhe jam i vendosur të mbetem një deputet i hapur dhe i arritshëm për komunitetin tonë”.

Një zëdhënës i policisë së Cheshire, konfirmoi se incidenti ishte raportuar. Amesbury u zgjodh për herë të parë në vitin 2017 dhe më parë shërbeu në kabinetet hije të Jeremy Corbyn dhe Sir Keir Starmer.

Atij nuk iu dha një rol ministror kur laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në korrik. Zëdhënësi i Cheshire Constabulary tha se; “në orën 2:48 të mëngjesit të datës 26 tetor, policia u thirr në raporte për një sulm në Frodsham”.

Një zëdhënës i Partisë Laburiste tha se; “jemi në dijeni të një incidenti që ndodhi mbrëmë. Ne e kuptojmë se deputeti Mike Amesbury iu drejtua policisë së Cheshire për të raportuar vetë atë që ndodhi këtë mëngjes dhe se ai do të bashkëpunojë me çdo pyetje që ata kanë”.

Laburistët nuk e kanë pezulluar zotin Amesbury për incidentin.

 


Shtuar 27.10.2024 10:25