Covid-19 në Greqi, shënohet rekord viktimash

Greqia vijon që të shënojë shifra të larta të të infektuarve me Covid në vend.

Sipas raportit më të fundit të ministrisë së shëndetësisë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 3586 raste të reja dhe kanë humbur jetën 51 persona, një shifër e konsiderueshme në shtetin fqinj në javët e fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 242 347 persona dhe kanë humbur jetën 7 582 qytetarë.


Shtuar 23.03.2021 19:10