“Çmendet” Bitcoin! Mësoni sa shkon vlera e tij

Monedha elektronike Bitcoin vazhdon rritjen me hapa të shpejtë.

Vlera e tij së fundmi ka shkuar në 50 mijë dollarë, pra 1 Bitcoin do të përkthehet në 50 mijë dollarë.

Bitcoin arriti vlerën më të lartë me rreth 65 mijë dollarë në muajin prill, por çmimi ra ne qershor pasi Kina përshkallëzoi luftën ndaj monedhave digjitale.

Rritja erdhi pasi gjigandët e teknologjisë, si Amazon dhe Tëitter, sinjalizuan mbështetjen e tyre. Bitkoin mori dhe një shtysë pasi PayPal njoftoi se do të lejojë njerëzit që të blenë dhe shesin disa kriptovaluta në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç Bitcoin, është rritur edhe vlera e disa monedhave të tjera virtuale si Etherium dhe Doxh Koin./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 19:27

Tags: